Ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, përveç ambasadorit gjerman Jorn Rohde, ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Cramon, përmes një postimi më rrjetin social Twitter, ka thënë se është e shqetësuar lidhur me rastin e restaurimit të shtëpisë së Devës.
“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, personalisht më brengos dhe ngre shumë shqetësime tek unë”, ka shkruar Cramon.
Më tej ajo ka thënë se “zbardhja e së shkuarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin/protagonistin e njohur nazist të Divizionit të 21-të SS ‘Skënderbeu’ nuk duhet të lejohet”.
“Nuk duhet të ketë vend për revidimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimin e Holokaustit”, ka shkruar eurodeputetja Cramon, shkruan Telegarfi.
The case of #XhaferDeva’s house in #SouthMitrovica personally worries me and raises many concerns.
Whitewashing the past and distorting the facts about the well-known Nazi collaborator/protagonist of the 21st SS Division “Skanderbeg” must not take place.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 8, 2022
and based on facts about the Nazi local collaborators and committed war crimes against Jews, Serbs, Albanians and others by #Skanderbeg SS division and Deva’s militia. 3/3#HolocaustRemembrance
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 8, 2022
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ditë më parë ka njoftuar se do të nisë restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, por për këtë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka thënë se është kundër restaurimit të këtij objekti.
Rohde në një postim në Twitter kishte shkruar se është i shqetësuar për planet në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, që siç thotë ishte një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i divizionit famëkeq SS Skënderbeg.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke reaguar ndaj ambasadorit gjerman ka thënë se restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik apo rehabilitim figurash.
Edhe nënkryetari i Lidhjes së Historianëve në Mitrovicë, Enis Kelmendi ka thënë për Telegrafin se janë kundër që të ndërpriten punimet për restaurimin e kësaj shtëpie.
Ai u shpreh se kjo shtëpi posedon vlera arkitektonike dhe artistike.
“Ne si historian nuk jemi të pajtimit që me u ndërpre restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, pasi që kjo shtëpi posedon vlera arkitektonike dhe artistike, dhe ne nuk jemi duke dashtë me ba shtëpi muze, por jemi duke dashtë me ruajt trashëgimin në stilin e veçantë që e ka perëndimor dhe vlerat e sajë arkitektonike dhe artistike”, u shpreh Kelmendi.
Historiani më tej tregoi se dëshira e tyre është që në katin poshtë të kësaj shtëpie të shndërrohet në galeri. /Telegrafi/