Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe kryeminsitrja serbe, Ana Brnabiq, kanë polemizuar në rrjetin social Twitter, për Vuçiqin.
Von Cramon, të martën ka komentuar fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili u vesh si çeçen.
Kështu ajo ka bërë krahasimin se ku ishte Serbia pak vite më parë dhe ku është tani, duke shpërndarë një fotografi të Vuçiqit me ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe fotografinë tjetër të tij me këshilltarin e udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.
“Si nisi dhe si po shkon” ka shkruar Von Cramon.
Ndaj saj ka reaguar Brnabiq, duke i sugjeruar Cramonit që ta merr një këshilltar për humor.
“Disa këshilla miqësore për Viola von Cramon – merrni një këshiltar për humor. Ju duhet një”, shkroi Brnabiq.
Pas kësaj, Cramon i replikon Brnabiqit duke ironozuar me raportet “për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor”, që Serbia nuk i respekton.
“Shohim që keni shumë këshilltarë humori kur përgatitni raporte për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut”, thotë Cramon.
Ndryshe, këshilltari i Kadyovit, Turko Daudov, “përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për Presidentin e Serbisë dhe përmes tij, për mbarë popullin serb”.
Kurse presidenti serb, Vuçiq shfrytëzoi rastin “për të falënderuar popullin rus që është një komb vëlla” për serbët.
“Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/