Telegrafi

Von Crammon reagon pasi Vuçiq e krahasoi me nazistët

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e quajti atë naziste.

Cramon ka thënë se është mikja më e madhe e “Serbisë demokratike”, derisa ka shtuar se duke e krahasuar me nazistët, Vuçiq tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik.

Në fund, ajo ka thënë se qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë.

“Aleksandar Vuçiq e di se unë jam mikja më e madhe e Serbisë DEMOKRATIKE. Pra të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë dhe për ta sjellë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar me nazistët në vitin 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Gjynah. Qytetarët e Serbisë meritojnë më mire”, ka shkruar ajo në platformën “X”.