Site icon Telegrafi

Volodymyr Zelensky shpallet “Njeriu i Vitit” nga revista Time

Foto: Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u emërua “Personi i Vitit” nga revista “Time” të mërkurën në shenjë mirënjohjeje për udhëheqjen e tij gjatë luftës së vendit të tij kundër Rusisë.

Revista njohu gjithashtu “shpirtin e Ukrainës”, duke treguar qëndrueshmërinë e vendit në luftë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Kjo shënon hapin e fundit në një ngjitje të jashtëzakonshme të Zelenskyt të katapultuar nga një karrierë si humorist televiziv, fillimisht në presidencë në 2019 dhe më pas, këtë vit, në statusin e një lideri.

“Suksesi i Zelensky si udhëheqës është mbështetur në faktin se guximi është ngjitës. Ai u përhap përmes lidershipit politik të Ukrainës në ditët e para të pushtimit, pasi të gjithë e kuptuan se presidenti nuk ishte larguar”, tha reporteri i Time, Simon Shuster.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Volodymyr Zelensky

Forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe Volodymyr refuzoi të largohej nga Kievi.

Volodymyr Zelensky (Foto: Instagram)

“Lufta është këtu. Unë kam nevojë për armë, jo për një udhëtim”, tha Zelenskyy sipas një postimi në Twitter që ishte shpërndarë nga Ambasada e Ukrainës në Britani të Madhe më 26 shkurt.

Dy ditë më parë, ai u shpall “Njeriu i Vitit” në gazetën britanike Financial Times, e cila po ashtu i kushtoi presidentit ukrainas një artikull të gjatë. /Telegrafi/

Volodymyr Zelensky (Foto: Instagram)
Exit mobile version