Site icon Telegrafi

Volodymyr Zelensky mban një video-telefonatë me Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për t’i falënderuar për grumbullimin e mbi 31 milionë eurove për Ukrainën

Presidenti Volodymyr Zelensky lavdëroi Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për grumbullimin e rreth 35 milionë dollarëve (mbi 31 milionë euro) për të mbështetur refugjatët që ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Presidenti 44-vjeçar ukrainas zhvilloi një video-telefonatë me çiftin e famshëm të dielën (20 mars) për të diskutuar punën e tyre, pasi numri i refugjatëve ukrainas u rrit në 3.2 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Kutcher, 44 vjeç, dhe Kunis, 38, e cila ka lindur në Chernivtsi të Ukrainë, nisën një GoFundMe më 3 mars për të financuar kompanitë me bazë në San Francisko Flexport dhe Airbnb.

Flexport është një kompani transporti mallrash që sjell furnizime për refugjatët në të gjithë Evropën, ndërsa Airbnb po u siguron atyre strehim afatshkurtër falas, shkruan DailyMail.

Presidenti shkroi në Twitter fjalë lavdërimi për çiftin, duke shkruar se ata ishin “ndër të parët që iu përgjigjën pikëllimit tonë”.

“Ata kanë mbledhur tashmë afër 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë ato në Flexport dhe Airbnb për të ndihmuar refugjatët”, vazhdoi të thotë ai.

“Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën. Qëndroni me Ukrainën”, përfundoi presidenti mesazhin e tij.

Kutcher, 44 vjeç, ripostoi një mesazh nga politikani të dielën, i cili shfaqte një foto të një laptopi të hapur në ekranin e të cilit shiheni çifti dhe Zelensky duke biseduar.

Zelensky tha gjithashtu në një deklaratë të hënën se Ashton dhe Mila janë një “çift yjesh që besojnë sinqerisht tek ne, në fitoren tonë, në të ardhmen tonë”.

“Ata ndihmojnë PZHBV-të (refugjatët e zhvendosur brenda vendit duke mbledhur fonde. Dhe ata të dy tashmë kanë mbledhur afër 35 milionë dollarë. I falënderova në emër të popullit tonë, në emër të të gjithëve ne. Ky është një rezultat i mirë për një çift miqsh tanë në Amerikë”, tha Zelensky.

“Ne po punojmë për ta bërë të gjithë botën miqtë tanë”, shtoi tutje presidenti ukrainas.

Gjatë javës që lamë pas, çifti hyri në Instagram për të zbuluar se ata arritën qëllimin e tyre për mbledhjen e fondeve prej 30 milionë dollarësh për të përfituar refugjatët ukrainas vetëm dy javë pas fillimit të programit.

Çifti fillimisht u zotua të arrinte deri në 3 milionë dollarë donacione për të ndihmuar në ofrimin e ndihmës humanitare ‘të menjëhershme’ për refugjatët ukrainas kur ata hapën faqen GoFundMe më 3 mars.

Lexo po ashtu Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë grumbulluar mbi 27 milionë euro për të ndihmuar Ukrainën

Ndërkohë, që Ukraina po përjeton ditën e 25-të të sulmit nga Rusia, duke vrarë 900 civilëve deri tani, sipas Kombeve të Bashkuara. /Telegerafi/

Exit mobile version