Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar propozimin që Volodymyr Hroysman të jetë kryeministër i ri i këtij vendi.
Duke folur sot para deputetëve ai ka theksuar se qeveria e tij nuk do të lejojw korrupsion dhe do të synoj forcimin e lidhjeve me Evropën.
“I kuptoj kërcënimet me të cilat ballafaqohemi. Veçanërisht dëshiroj t’i theksoj tri çështje: korrupsionin, qeverisjen joefektive dhe populizmin, që nuk paraqesin më pak kërcënim se sa armiku në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Hroysamn, duke iu referuar separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Më herët, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, deklaroi në parlament se luftimi i korrupsionit është çështje madhore për përmirësimin e klimës së investimeve në Ukrainë.