Volkswagen dhe Porsche SE (kompania që mban shumicën e aksioneve të Volkswagen) kanë lëshuar deklarata duke thënë se po diskutojnë një “spin-off” për prodhuesin legjendar të veturaveave sportive Porsche si një prodhues i pavarur përmes një oferte fillestare publike (IPO) të aksioneve të saj.
Vetëm 25 për qind e aksioneve do të tregtoheshin, gjë që do t’i lejonte Volkswagen dhe Porsche SE të ruanin kontrollin e kompanisë.
Kjo është diçka e ngjashme me atë që bëri FCA me Ferrarin në 2015. Pasi shpalli synimin e saj për ta bërë Ferrarin një entitet të veçantë në tetor 2014, FCA krijoi Ferrari N.V. dhe shiti 10 për qind të aksioneve të saj të zakonshme në bursën e New Yorkut.
Lëvizja nuk është vetëm një mënyrë për të rritur vlerën e aksionerëve. Qëllimi i tij kryesor ishte t’i ofronte Volkswagen një opsion të ri financimi. Duke shitur 25 për qind të aksioneve të Porsche, grupi gjerman do të kishte akses në më shumë para për të investuar në elektrifikim.
Bloomberg Intelligence vlerëson se kompania në zhvillim mund të arrijë një vlerë deri në 85 miliardë euro ose rreth 96.5 miliardë dollarë me kursin aktual të këmbimit.
Ndryshe, kapitali aktual i tregut të Volkswagen është 129.5 miliardë dollarë. /Telegrafi/