Skuadra e Kosovës U-19 në volejboll në konkurrencën e femrave ka luajtur ndeshjen e parë të turneut memorial “Branko Hadzi Iljoski – Cakaja”, kundër ekipit senior të Bosnjës dhe Hercegovinës në Krushevë të Maqedonisë së Veriut.
Kosova po merr pjesë në këtë turne, i cili vjen në kohë brilante si parapërgatitje për Kampionatin Ballkanik që luhet në Mioveni të Rumanisë, mes datave 10-14 gusht.
Vashat ‘Dardane’ u mposhtën me rezultat 3-1 nga Bosnja Hercegovina në përballjen e parë sot (e enjte), në kuadër të këtij turneu.
Ekipi i Bosnjës së fundmi kishte marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe, derisa kjo përballje ishte shumë e rëndësishme para Kampionatit Ballkanik.
Kujtojmë se Kosova është pjesë e Grupit A në këtë kampionat, ku merr pjesë edhe Turqia, Rumania dhe Bullgaria.