Site icon Telegrafi

Vokrri u dërgua në QKUK pa shenja jete

Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Kryetari i deritashëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka pasur një komplikim shëndetësorë.

Por edhe pse u dërgua me urgjencë në QKUK ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Lexo po ashtu Ndërron jetë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka thënë se Vokrri ka mbërritur pa shenja jete.

“Pacienti ka ardhur pa shenja jete rreth orës 10:30”.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve tona, nuk kemi arritur ta kthejmë në jetë”, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënjsa e QKUk-së, Mirlinda Qyqalla.

Lexo po ashtu Kush ishte Fadil Vokrri? Futbollisti më i madh nga Kosova që si kryetar i FFK-së anëtarësoi shtetin e tij në UEFA e FIFA

Vokrri konsiderohej si futbollisti më i madh nga Kosova, ndërsa ishte më meritori për pranimin e FFK-së me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/

Exit mobile version