Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka deklaruar ekskluzivisht për GazetaOlle.com, se kur do të mësojë Kosova kundërshtarët e saj në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
I pari i futbollit kosovar, që ndodhet ende në Meksiko City, ku mbrëmë Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s, ka thënë se Kosova mund të jetë edhe në grupin H, që konsiderohet më i lehtë se sa grupi I, ku marrin pjesë Kroacia, Turqia, Ukraina, Islanda dhe Finlanda.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të takohet javën e ardhshme në Basel dhe aty pritet të hidhet shorti, ku do ta mësojmë se në cilin grup jemi”, tha Vokrri për “GazetaOlle.com”.
Ai është më i merituari që sot mund ta shijojmë pranimin në arenën ndërkombëtare.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s takohet më 18 maj (e mërkurë) në Basel të Zvicrës, dhe në të njëjtën ditë pritet të hedhet shorti për Kosovën dhe Gjibraltarin.
Në grupin H bëjnë pjesë: Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Estonia dhe Qipro.