Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, të premten, kanë marrë pjesë në inagurimin e Qendrës Kombëtare të Futbollit të Sllovenisë në Bërno.
Në këtë hapje solemne përveç të gjitha delegacioneve të federatave kombëtare evropiane dhe zyrtarëve të UEFA-s, ishin të pranishëm edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe kryeministri slloven, Miro Cerar.
Gjatë kësaj ceremonie krerët e FFK-së patën takime me të gjithë krerët e federatave anëtare të UEFA-s si dhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Me këtë rast, Vokrri e Salihu edhe një herë morën urimet për anëtarësim në UEFA nga numri një i FIFA-s dhe nga homologët e tjerë evropianë.