Telegrafi

Vokrri: Rivaliteti mes nesh dhe Azerbajxhanit, trajneri vendoset gjatë muajit shkurt

Vokrri në studion e Telegrafit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka komentuar shortin e Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Ai ka thënë se beson te kalimi i grupit, ndërsa për trajnerin tha se do vendoset brenda 30 ditësh.

Lexo po ashtu Çka është UEFA Liga e Kombeve - Sqarime në detaje për garën prej të cilës Kosova dhe Shqipëria kërkojnë kualifikimin në Euro 2020

“Trajneri? Së pari duhet të flasim për grupin, nuk ka asgjë të konfirmuar, vetëm situata hipotetike. Sa i përket trajnerit do vendosim brena muajit shkurt. Ka kandidat, kanë mbetur për t’u studiuar disa detaje”.

“Mendoj se Azerbajxhani është më i miri, por ne do të bëjmë çmos dhe mendoj se jemi ma kualitativ se Malta dhe Ishujt Faroe”.

“Mendoj se asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por nëse shikojmë kualitetet te gjitha ekipeve, duhet të jetë rivaliteti mes nesh dhe Azerbajxhanit për vendin e parë “.

“Duhet të përgatitemi dhe objektivi duhet të jetë vetëm vendi i parë”, ka thënë Vokrri për SuperSport Kosova. /Telegrafi/

Ligat dhe grupet e kompletuara