Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri ka bërë një deklaratë bombastike.
Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, në një intervistë për “Ora News”, ka bërë një deklaratë disi intriguese mbi çështjen e grumbullimit të Liridon Latifit nga ana e kombëtares shqiptare.
Ai ka thënë se ka dëgjuar të flitet që afrimi i Latifit në kombëtaren e parë të Shqipërisë ishte një veprim i kryer vetëm për t’i hequr mundësinë futbollistit që më vonë të zgjidhte përfaqësimin e Kosovës, por diçka të tillë vetë Vokrri nuk dëshiron ta besojë.