Fadil Vokrri është legjendë e futbollist kosovar, edhe për kontributin e tij pas karrierës prej futbollisti, por edhe për atë që ka bërë si futbollist.
Me një set fantastik të shkathtësive, Vokrri ishte dikur prej lojtarëve më të mirë në Ish-Jugosllavi në vitet e 80-ta.
Në vitin 1986 u shpall futbollisti i vitit në ish-Jugosllavi dhe ishte kërkuar edhe nga gjiganti italian Juventusi. Interesimi i Juventusit ishte shumë serioz.
Gjiganti italian i propozoi nënshkrimin e një kontrate afatgjate, për atë që atë kohë konsiderohej futbollisti më i mirë në Jugosllavi.
Analistët dhe njohësit e sportit gjithnjë e vlerësonin lart për shkathtësitë. Ish-traneri i Prishtinës, Mirosllav Bllazheviç e vlerësonte lart Fadil Vokrin si sulmuesin më të mirë në Jugosllavi.
Fadil Vokrri për të arritur majen e karrierës “mbeti peng” i kryerjes së shërbimit të detyruar ushtarak.
Ligji i atëhershëm ua ndalonte sportistëve nga Jugosllavia që të luanin jashtë Jugosllavisë nëse nuk e kishin përfunduar shërbimin ushtarak para moshës 27 vjeçare.
Një karrierë prej kolosi, e Fadil Vokrrit, që vjen më poshtë në disa video që edhe sot shikohen me dashuri nga adhuruesit e futbollit të ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/
https://youtu.be/RzP-79HXPfA