Site icon Telegrafi

Vokrri dhe delegacioni kosovar nesër mbërrijnë në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nesër më 16 maj kthehet delegacioni kosovar që ishte në Meksikë në Kongresin e FIFA-s.

Kosova u pranua të premten me të drejta të plota si anëtare e FIFA-s në Kongresin e 66-të të shtëpisë botërore të futbollit.

Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së dhe Flamur Bunjaku, anëtar i KE të FFK-së kthehen nesër paradite dhe do të mbajnë një konferencë për media në orën 13:00.

Lexo më shumë: Aktori serb letër ministrit të Serbisë: Bëhuni njeri, urojani Vokrrit pranimin në FIFA

Exit mobile version