Telegrafi

Vojvoda i përgjigjet banderolave nacionaliste të rumunëve, e bën shqiponjën dy krenare me duar në drejtim të tifozëve

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë rreth minutës së 20-të.

Tifozët vendas kanë shfaqur banderola koti si ‘Kosova është Serbi’ dhe kanë bërë thirrje në kor një gjë të tillë.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesorë të ndërpresë duelin dhe t’i dërgojë futbollistët në zhveshtore.

Futbollistët dardanë nuk kanë pranuar të luajnë përderisa ka banderola të tilla dhe i kanë bërë të qartë këtë gjë gjyqtarit kryesor.

Edhe duke shkuar futbollistët në zhveshtore thirrjet e tifozëve rumun nuk u ndaluan për asnjë moment.

Lexo po ashtu Gazetari e pyet për parullat “Kosova është Serbi” – Mërgim Vojvoda i thotë ta shikojë logon që e ka në zemër

Në atë moment Mërgim Vojvoda iu përgjigj atyre duke bërë shqiponjën me duar. /Telegrafi/