Mbrojtësi i krahut të djathtë, Mërgim Vojvoda ka vlerësuar se Kosova ka luajtur mirë ndaj Rumanisë.
Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në “Fadil Vokrri” përballë Rumanisë duke komplikuar rrugëtimin drejt Euro 2024.
“Paraqitja në përgjithësi ka qenë shumë e mirë. Kemi luajtur shumë mirë. Kushtet ishin të vështira për të dy ekipet. Por në lojën që jemi të fortë, sonte fusha nuk ishte e përshtatshme. Është mëkat”.
“Nuk kemi humbur, mund të jemi ende në garë, por duhet të shikojmë edhe ekipet tjera”, ka thënë Vojvoda.
Në fund Vojvoda foli edhe për rastin e artë të lëshuar në fund, ku ka pranuar se është dashur të godasë më mirë.
Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Bjellorusisë./Telegrafi/