Rita Ora dhe tepihu i kuq i ‘Grammys’ janë një harmonizim i muzikës dhe modës.
Vit pas viti ajo shfaq linja të modës të cilat na mahnitin.
Këtë herë Rita Ora kishte vendosur të vishej me markën ‘Ralph and Russo’.
Rita Ora është në New York për të promovuar këngën e saj në ‘Absolut Open Mic Project’, bashkëpunimin që sapo ka sjell me Liam Payne në filmin e fundit të trilogjisë ‘Fifty Shades Freed’ ku Rita luan po ashtu rolin si motra e Greyt, Mia.
Në rrugën e saj për në Ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ në sheshin Madison, Rita tregoi gjithçka që do të vijë këtë vit për të, një udhëtim në Amerikë dhe Evropë, një album të ri dhe një rikthim në shtëpinë e saj në Kosovë, duke treguar po ashtu disa sekrete të cilat e bëjnë atë një princeshë në tepihun e kuq. /Telegrafi/