Telegrafi

Vogëlushi refuzon të largohet nga trupi i pajetë i babait, pas sulmeve ajrore që vranë dhjetëra dasmorë në Jemen (Video, +18)

Pas sulmeve ajrore të kryera nga Saudit në Jemen gjatë të shtunës, dhjetëra dasmorë kanë humbur jetën përfshirë këtu edhe nusen.

Por, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen e mediave, është një djalë i vogël i cili qëndron pranë trupit të pajetë të babait të tij, duke refuzuar me çdo kusht të largohet nga ai, transmeton Telegrafi.

Sulmi ajror ka ndodhur në një fshat në veriperëndim të provincën Hajjah, ku një djalë gjykuar sipas pamjes nuk i ka më shumë se 7 apo 8 vjet, dëgjohet duke qarë dhe thirrur babanë e tij që kishte humbur jetën në sulmet ajrore.

Lexo po ashtu Sulme ajrore në dasmë: 20 të vdekur, duke përfshirë nusen

Por, edhe pse ekipet emergjente kishin arritur në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit, vogëlushi refuzonte të largohej ku dëgjohet duke thënë “jo, jo”. /Telegrafi/