Site icon Telegrafi

Vogëlushi që tymoste nga 40 cigare në ditë, tani është i shëndoshë dhe nxënës i shkëlqyer (Foto)

Aldi Rizal që ishte popullarizuar në vitin 2010, kur u fotografua teksa tymoste duhan në një fshat të varfër në Sumatra të Indonezisë, tani ka gjendje shumë të mirë dhe ka lënë këtë shprehi.

Lajmi bëri bujë kur u kuptua se dyvjeçari pi nga 40 cigare në ditë, pasi shumë organizata për mbrojtjen e shëndetit dhe fëmijëve reaguan ndaj rastit, transmeton Telegrafi.

Gjendja e vogëlushit më 2010

Madje, qeveria e vendit kërkoi që ai t’i nënshtrohet rehabilitimit dhe të lë vesin e keq.

Tani dhe para shtatë vitesh kur tymoste duhan

Pas dy vitesh që nuk përdori duhan, kërkonte të hante shumë dhe shtoi në peshë, andaj prindërit kujdeseshin që të mos i lenin ushqim pranë.

I shëndosh dhe nxënës i shkëlqyer

“Godiste murin me kokë, vetëm për të ngrënë, prandaj ia jepnim nga një cigare”, ka thënë nëna e tij.

Nga 40 cigare në ditë edhe pse vetëm dyvjeçar

Mirëpo, tani që është nëntëvjeçar, Rizal i është përkushtuar mësimeve dhe është duke kryer me nota të shkëlqyera klasën e katërt.

Shumë fëmijë në indi tymosin duke ia filluar nga pesë vjet

Madje, ai është shumë i dashur për shokët, me të cilët ndanë eksperiencat e vështira të jetës.

Shoqëria dhe shkollimi, i ndihmojnë të mos i kthehet vesit të keq

Në anën tjetër, në Indi fëmijët konsumojnë shumë duhan dhe zakonisht nisin nga mosha pesëvjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version