Një burrë në Egjipt u arrestua pasi dyshohet se vodhi telefonin e një gazetari duke ia marrë nga duart gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Mahmoud Ragheb, një reporter për faqen e lajmeve Youm7, po filmonte drejtpërdrejtë nga rrugët e Kajros pasojat e një tërmeti, kur një burrë me motoçikletë kaloi me shpejtësi dhe ia mori telefonin.
Hajduti i dyshuar e transmetoi pa e ditur fytyrën e tij te mijëra shikues, derisa iku nga vendi i ngjarjes duke tymosur një cigare.
Më shumë se 20 mijë njerëz po shikonin transmetimin e drejtpërdrejtë në atë kohë, sipas shifrave të Facebook.
Shumë persona vendosën t’i bashkoheshin kërkimit për gjetjen e tij pasi kamera e telefonit ishte duke u rrotulluar dhe pamjet e incidentit qarkulluan gjerësisht në mediat sociale.
Zyrtarët nga Ministria e Brendshme thanë se ata përdoren “teknologji moderne” për të identifikuar të dyshuarin nga transmetimi i drejtpërdrejtë, raportoi Youm7. /Telegrafi/
#اليوم_السابع
مراسل اليوم السابع كان طالع لايف يتكلم عن الزلازل التليفون اتسرق منه والواد اللي سرقه كمل اللايف ? pic.twitter.com/ZAyHXN53z6— Yasmin Mahmoud (@M49828376Yasmin) October 19, 2021