Një person shtetas i huaj është arrestuar dje në Prishtinë. I njëjti është kapur në flagrancë në lokalin-pronë e ankuese femër kosovare, ku dyshohet se kishte vjedhur stoli të ndryshme ari dhe bizhuteri.
Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një mjet të mprehtë-thikë.
Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore dhe pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/