Më 06 janar policia në Lubizhdë të Prizrenit kishte pranuar një ankesë nga një qytetar i cili kishte thënë se përderisa kishte qenë në ambientet e mobilierisë “GALA” i ishte thyer automjeti i llojit “Nisan” i parkuar në parkingun e objektit dhe nga aty ishte vjedhur një çantë në të cilën kishte pasur stoli ari në vlerë 2100 euro dhe një kartelë e një banke nga e cila ishin tërhequr 780 euro.
Policia njofton se pas inicimit të rastit, hetuesit e Stacionit Policorë “Veriu” kanë ndërmarrë veprime hetimore të cilat kanë quar në arrestimin e një të dyshuari në Drenas.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq, gjatë intervistës është kuptuar edhe identiteti i të dyshuarit të dytë i cili hëpërhë ndodhet në arrati.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor. /Telegrafi/