Site icon Telegrafi

Vodhi paratë e bamirësisë në një furrë buke në Gjakovë – arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar këtë të mërkurë në Gjakovë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Policia njofton se të hënën një person është ankuar se dikush ia ka vjedhur arkën e xhamit për mbledhjen e të hollave për bamirësi, të cilën e kishte pasur të vendosur në një furrë buke në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë.

“Bazuar në deklarimin e ankuesit, sipas të cilit në arkë kishin qenë rreth 150euro, hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë filluar me hetime mbi bazën e dyshimit se  ishte kryer vepra penale e vjedhjes”, thuhet në komunikatën për media.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B. M., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se me datën 15.01.2023 kishte bërë vjedhjen e arkës”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version