Site icon Telegrafi

Vodhi para dhe produkte në tre biznese të ndryshme, arrestohet i riu në Berat

Një 22-vjeçar që vodhi gjatë ditëve të fundit, para dhe produkte, në tre biznese në Berat është arrestuar.

Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të mega-operacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe për arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë administruar kallëzimet për 3 raste vjedhjesh të kryera gjatë periudhës 9-12 dhjetor, 2023.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi F. P., 22 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi F. P. dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme, në 3 biznese në qytetin e Beratit. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. /Telegarfi/

Exit mobile version