Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Kamzës, pasi dyshohet se është autor i dy vjedhjeve në dy biznese.
Ky shtetas dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të shtetasve A. K. dhe A. Gj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë kryer edhe vjedhje në biznese të tjera në Kamzë. Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/