Site icon Telegrafi

Vodhi çantën në kafiterinë e Londrës si në skenat e filmave të Hollywood-it, hajnin e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë

Ky është momenti kur një hajn arrin t’ia vjedhë çantën një vajzës dhe atë para syve të saj, dhe gjithçka ndodhë brenda 22 sekondave.

Bëhet fjalë për Aziz Chibanin, 32-vjeç, i cili shtirej se po flet në telefon, derisa me këmbë nën tavolinë e tërheq ngadalë çantën e viktimat që ishte pranë tij dhe ishte shpërqendruar duke biseduar me një mikeshë.

Por është interesant se hajni në një moment përkulet për ta marrë çantën dhe largohet nga kafiteria në Londër sikur ajo të ishte e tij, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht se Chibani largohet me çantë nga lokali, ai me gjasë nuk ishte në dijeni se gjithçka po filmohej nga kamerat e sigurisë.

Ai disa orë më vonë u kap nga policia dhe u dënuar me 12 javë burgim, kurse policia metropolitane po i bën thirrje qytetarëve të ruajnë pronat e tyre derisa janë jashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version