Telegrafi

Vodhi automjetin në Tiranë, arrestohet mekaniku

Komisariati i Policisë numër gjashtë në Tiranë në bashkëpunim me policinë e Bulqizës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili vodhi një automjet automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli”.

Automjeti i vjedhur u gjet në servisin e 42-vjeçarit në fshatin Gjoricë në Bulqizë.

Në lidhje me ngjarjen u proceduar penalisht dhe një 17-vjeçar , i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Pas gjetjeve të pjesëve të vjedhura në servisin 42-vjeçarit, policia mundi të zbardhte dhe vjedhjen e një tjetër automjeti më datë 7 prill 2023 në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në rrugën “Mikel Maruli”, ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin: M. O., 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër. Gjithashtu, proceduan penalisht një të mitur 17-vjeç, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 42-vjeçari, më datë 15.12.2023, ka vjedhur një automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Gjoricë, shërbimet e Policisë gjetën automjetin me të cilin ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën “Ndre Mjeda””, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/