Telegrafi

Vodhi 23 copë anësore të betonit rrugës, arrestohet një person në Vushtrri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti ka vjedhur 23 copë anësore betoni të rrugës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte vjedhur 23 copë anësore betoni të rrugës. Nga i dyshuari janë konfiskuar anësoret e betonit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/