Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte hapur me forcë derën e një barnatore dhe kishte vjedhur nga arka 120 euro.
I dyshuari mashkull kosovar më pas është ndaluar nga punëtorët e sigurimit, gjatë ndalimit i dyshuari ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.
Njësiti policor gjatë kontrollit tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar 116.40 euro, një sprej OL, një kaçavidë dhe një maskë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/