Dy burra janë zënë duke kryer vjedhje në një dyqan në shtetin amerikan Georgia, që morën ushqim për fëmijë në vlerë prej 26 mijë dollarë, ka njoftuar policia e atjeshme.
Policia në Kartersville zuri burrat derisa po largoheshin nga dyqani “Publics” në veri të Atlantas, me çantat plotë me kanaçe që kishin ushqim për fëmijë, transmeton Telegrafi.
Policët kontrolluan edhe veturën e tyre, brenda të cilës gjetën edhe 662 kanaçe tjera, ka njoftuar koloneli i policisë Greg Sparacio.
Sipas tyre, hajnat kishin vjedhur një sërë dyqanesh, përfshirë Publics, Kroger dhe Wallmart dhe atë brenda pak ditëve, raporton AP.
Ata u dërguan në burgun e Bartov nën akuzën për vjedhje, e me ta ishte edhe një 16-vjeçare në momentin kur u arrestuan. /Telegrafi/