Telegrafi

Vodhën para në natën e Vitit të Ri, arrestohen të dyshuarit në Graqanicë

Foto: Ilustrim

Policia ka arritur të arrestojë dy persona të cilët në natën e Vitit të Ri kishin kryer vjedhje në Graqanicë.

“Lidhur me rastet, më 05.02.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në bashkëpunim kishin kryer veprat e cekura më lartë ku në pronat – shtëpitë e tre viktimave kishin vjedhë para të gatshme”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/