Site icon Telegrafi

Vodhën një veturë me targa të Serbisë, arrestohen dy persona në Leposaviq

Dy persona janë arrestuar në Leposaviq.

Policia ka njoftuar se të njëjtit janë arrestuar në dyshimin se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë, pronë e ankuesit mashkull kosovar.

Pas hetimeve dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version