Site icon Telegrafi

Vodhën identitetin, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje të identitetit.

Me këtë rast policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version