Telegrafi

I vodhën gypa të bakrit dhe ia dëmtuan makinerinë, rasti në Fushë Kosovë po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në Polici se në firmën e tij se persona të panjohur kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 euro dhe si pasojë janë dëmtuar makineri në vlerë rreth 24,000 mijë euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “7 Shtatori” në Fushë Kosovë, të martën në ora 09:00.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/