Arrestohet drejtori i Postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe shefi i zyrës Xhevdet Doda. Dy zyrtarët akuzohen nga Prokuroria për shpërdorim detyre.
Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdhër-arrestin edhe për punonjësin e postës Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh.
Ky person sipas hetimeve ka vjedhur rreth 6 milionë lekë [50,000 euro] nga pensionet e qytetarëve.
Gazmir Hasi ka mundur t’i shpëtojë policisë, pasi ende nuk eshët arrestuar.
Dy shefat e tij akuzohen se nuk e kane pikasur vjedhjen edhe pse në dokumentacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi.
Sipas hetimeve ata kanë pasur dijeni për veprimet e vartësit të tyre.
E gjitha parregullsia sipas veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ka ndodhur në periudhën janar-maj të këtij viti. /Euronews Albania/