Site icon Telegrafi

Vokrri u bën thirrje publike Shaqirit, Xhakës e Januzajt

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka thënë se është në pritje të vendimeve nga Granit Xhaka, Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri e të tjerëve në lidhje me ardhjen ose jo në ekipin Përfaqësues.

Vokrri ka theksuar se futbollistët e interesuar duhet të bëjnë kërkesa individuale për t’ju bashkuar ekipit të Kosovës.

Lexo po ashtu Familjarët e Behramit, Xhakës e Shaqirit flasin për mundësinë e ardhjes te Kosova

“Ne u kemi bërë apel lojtarëve që të vijnë të luajnë për Kosovën, dhe kërkesa në FIFA duhet të bëhet individualisht”, ka thënë shkurt Vokrri gjatë një konference për media të mbajtur në Prishtinë.

Milot Rashica e Herolind Shala tashmë janë larguar nga ekipi i Shqipërisë duke vendosur të luajnë për Kosovën.

Exit mobile version