Telegrafi

Voca shumë afër rikthimit në Zvicër, fillon stërvitjet me St Gallenin

Idriz Voca pritet të bëhet me skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori nga Kosova kishte mbetur i lirë në gjashtë muajt e fundit pas largimit nga skuadra turke Ankaraguçu.

Përkundër se kishte disa oferta interesante, Voca nuk kishte nënshkruar kontratë duke preferuar të mbetet pa klub në periudhën korrik-dhjetor të vitit të kaluar.

24-vjeçari aktualisht po stërvitet me skuadrën zvicerane St Gallen, ku mund të nënshkruajë një kontratë.

‘St.Galler Tagblatt’, ka raportuar se Voca ka marrë ftesë nga drejtuesit e klubit për seanca stërvitore provuese para se të vendosin nëse do t’i ofrojnë një kontratë ose jo.

Përveç Vocës në prova tek kjo skuadër është edhe portieri i ri Nicolas Tie.

Në ditet në vijim pritet të vendoset nëse klubi zviceran do t’i ofrojë kontratë Vocës. /Telegrafi/