Telegrafi

Voca drejt largimit nga Luzerni, ka ofertë nga Sassuolo

Idriz Voca mund të largohet nga Luzerni gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori qendror ka pasur një sezon mjaftë të mirë me fanellën bardh e kaltër në Superligën e Zvicrës.

Në 36 ndeshje zyrtare mes kampionatit e Kupës, Voca ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime.

Falë paraqitjeve të mira, mesfushori kosovar është duke u kërkuar nga skuadra italiane Sassuolo.

Mediat zvicerane kanë raportuar se Sassuolo i ka bërë ofertë Vocës i cili ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin në Serie A.

Tani i mbetet dy klubeve të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për transferimin e mesfushorit kosovar.

Vlera aktuale e Idriz Vocës në tregun e transferimeve është tre milionë euro, derisa lojtari ka kontratë me klubin zviceran deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/