Site icon Telegrafi

VMRO-DPMNE: Zaev dhe LSDM do të përgjigjen për anarkinë që përpiqen ta shtyjnë Maqedoninë

Opozita LSDM dhe kryetari i partistë, Zoran Zaev, do të përgjigjen për anarkinë të cilët përpiqen ta shtyjnë Maqedoninë, tha mbrëmë partia në pushtet VMRO-DPMNE, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo që krimineli Zoran Zaev njoftoi në Telma në intervistën e inskenuar, hordhitë e egra të LSDM-së dhe Soros filluan ta realizojnë në rrugët e Shkupit. Pa gram ndërgjegje dhe shqetësim pë të ardhmen e vendit, keqbërësi Zoran Zaev tregoi qartë se në Maqedoni janë hedhur themele të skenarëve të Ukrainës. I njëjti skenar që në komunikimin e ndërsjelltë e ka njoftuar Verushevski dhe krijuesit e tjerë, tha VMRO-DPMNE.

Rezultati i skenarit në Ukrainë, shtoi ai, deri tani ka dhjetëra mijëra të vdekur dhe shtet të ndarë. Ndarja e Maqedonisë, të cilën dje e kërkuan partnerët e Zoran Zaev, Lëvizja Besa. Hordhitë e egra të inicuar nga Zaev dhe Soros kanë djegur dhe shkatërruar Shkupin. Huliganët kanë sulmuar policinë dhe kanë thyer gjithçka që kanë gjetur rrugëve. /Telegrafi/

Exit mobile version