Site icon Telegrafi

VMRO-DPMNE: Jemi të shtangur nga vendimi i kryetarit Ivanov për amnisti të politikanëve

VMRO-DPMNE-ja ka dalë me një njoftim publik në lidhje me vendimin e fundit të kryetarit Gjorge Ivanov për të amnistuar politikanët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti thotë se duhet që patjetër të japin llogari të gjitha ta që kanë shkaktuar krizë politike përmes intrigave, skenareve të nëntokës, sjelljeve destruktive që janë kundër interesave të popullit dhe të shtetit.

”Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë, nuk mund të mos japin llogari personat të cilët më shumë se një vit e gjysëm e mbajtën Maqedoninë peng, i shkelën ligjet, i rënuan institucionet e shtetit dhe e përgjakën popullin”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Më tej, në njoftimin e kësaj partie thuhet se VMRO-DPMNE-ja është e shtangur nga ky vendim i kryetarit Ivanov dhe e kanë përcjellur konferencën e tij me një mosbesim të plotë. Kjo parti konsideron se me këtë hap, pamundësohet dëshira e tyre dhe tentimet e tyre për të dalë në shesh të gjitha gënjeshtrat dhe manipulimet që iu mveshën atyre si një pjesë e një skenari të parapërgatitur.

Në fund VMRO-DPMNE-ja thotë se me kryetarin Ivanov janë pajtuar për shumëçka, por me këtë të fundit kanë mospajtime serioze të thella./Telegrafi/

Exit mobile version