Site icon Telegrafi

VMRO-DPMNE: Gruevski nuk ka bërë Pazar me “të huajit”

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk ka bërë Pazar me “të huajit”, demantojnë nga VMRO, shkrimin në portalin Plusinfo, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Demantin e transmetojmë në tërësi.

„VMRO-DPMNE në mënyrën më të ashpër i demanton manipulimet e portalit Plusinfo të lëshuara në tekstin – Gruevski bën pazar me të huajit – më lejoni të fitoj në 5 qershor, dhe unë nuk do të jem kryeministër?!

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk ka bërë Pazar me “të huajit”.

Teksti i Branko Gerovski është vetëm refleksion i frikës nga debakli që e pret LSDM në zgjedhje dhe frika nga fakti që bëhet gjithnjë e më e qartë për të gjithë, se nuk ekziston një arsye e vërtetë që zgjedhjet të mos pranohen. I tërë teksti i Gerovski është vetëm dëshirë e tij e shkretë në stilin e fjalës popullore „pula e uritur melin e ëndërron“.

Është e vërtetë që PSP udhëheq fushatë për diskreditim politik, me urdhër të LSDM, por fushata diskredituese për të cilën flet Branko Gerovski nuk ka futur përçarje, por e ka unifikuar partinë sepse i gjithë opinioni e din se bëhet fjalë për konstruksione dhe afera të fabrikuara politike“, thuhet në demant./Telegrafi/

Exit mobile version