Site icon Telegrafi

Vlorë, gruaja mbetet 4 orë e bllokuar nga lumi, shpëtohet me helikopter (Foto)

Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë ka shpëtuar pak minuta më parë një grua, e cila qëndronte e bllokuar prej 4 orësh nga rrjedha e lumit në Nesarak të Armenit në Vlorë.

Ekipi i mjekëve të Njësisë së Helikopterëve i dhanë ndihmën e parë gruas duke e nxjerrë nga rreziku për jetën.

E ndodhur në gjendje aspak të mirë shëndetësore, gruaja është transportuar menjëherë drejt QSUT-së në Tiranë.

Gjithashtu në zonën e Vlorës, ku edhe rreziku i përmbytjeve është më i madh, janë vendosur disa autoambulanca, të cilat transportuan drejt spitalit të qytetit bregdetar disa banorë të evakuuar.




Exit mobile version