Edhe zyrtarisht katër komuna kanë marr raportin me rekomandimet për ndryshimin e rregulloreve komunale në katër komuna.
Raporti i hartuar nga ekspertët me rekomandimet nga gratë asambleiste të komunave Pejë, Istog, Deçan dhe Junik është përgatitur në kuadër të Projektit për Përkrahjen e Grave që implementohet nga Syri i vizionit më mbështetje nga USIAD/ATRC dhe ky raport parasheh ndryshimin në tetë rregullore komunale në këto katër komuna, ku janë identifikuar çështje të tilla, si përbërja e komisioneve, përfshirja e grave në pozita udhëheqëse, mbështetja dhe avancimi i tyre në ekonomi, subvencione, bursa, etj si dhe krijimi i mundësive për përfshirje në politike duke filluar nga niveli lokal, që janë kërkesat kryesore në këto rekomandime.
E rreth këtij projekti ka folur ekskluzivisht për RTV Dukagjinin përfaqësuesja e OJQ-së “Syri i Vizionit”, Vlora Gaxherri, e cila ka zbuluar se projekti është ndarë disa etapa.
“Implementimi i projektit do të zgjat një vit dhe ndahet në disa etapa, të tilla, si shkolla e ndërmarrësish, shkolla politike, mentorimi personal dhe rrjetëzimi. Ideja e gjithë projektit është fuqizimi i gruas dhe të jenë më aktive në jetën politike dhe ndërmarrësi”.
Ajo më tutje ka pohuar se përmes këtij projekti do të mundohen që t’i inkurajojmë gratë që të kandidojnë për kryetare të komunave dhe të udhëheqin biznese.
E gjithë kjo pasi që, sipas Gaxherrit, “vetëm një femër e udhëheq një komunë nga 38 sosh sa ekzistojnë në Kosovë ndërsa në shumë pak komuna kem më tepër se një drejtoreshë në drejtoratet komunale”.
Ndryshe, kryetarët e kuvendeve të këtyre katër komunave të pranishëm në këtë takim, kanë premtuar se do angazhohen për t’i shtyrë para këto ndryshime në legjislacionin lokal. /Telegrafi/
https://youtu.be/qF1h6NmvQsY?t=440