Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se ambasadori i ri i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli është një diplomat i mirë.
Çitaku, përmes një postimi në Twitter ka theksuar se mezi pret që të sheh punën dhe kapacitetet e reja të Dugollit në ambasadë.
“Të gjithë miqtë e mi në Uashington DC, ky është Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA. Në dy dekadat e fundit e kam njohur dhe kam punuar me Ilirin në cilësi të ndryshme. Ai është një patriot dhe diplomat i madh. Mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në detyrën e tij të re”, shkroi Çitaku.
To all my friends in Washington D.C, meet @IlirDugolli, the new Ambassador of Kosovo in USA 🇺🇸.
I have known&worked with Ilir in different capacities in the last two decades. He is a patriot and a great diplomat. Can’t wait to see him shine in his new capacity. pic.twitter.com/iBuGrrYlQ4
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) November 30, 2021
Ilir Dugolli është emëruar ambasador në SHBA, pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka përfunduar tashmë procedurat e emërimit të ambasadorëve të Kosovës në 12 shtete të ndryshme.
Emërimi i këtyre ambasadorëve u bë pas një periudhe të gjatë, pasi që MPJD kishte shkarkuar ambasadorët e mëparshëm. /Telegrafi/