Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, nuk ka mundur të mos i gëzohet suksesit të Përfaqësueses sonë në Ligën e Kombeve.
Ekipi përfaqësues i vendit tonë triumfoi me rezultat 4-0 kundër Azerbajxhanit duke e siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës D në Ligën e Kombeve, që shënon një arritje historike të sportit tonë.
Mirëpo, gjatë ditës, Kosova mori një lajm jo të mirë nga politika, pasi dështoi të anëtarësohej në INTERPOL.
“Ndoshta më mirë sonte ne që jemi në diplomaci mos të flasim hiç. Në fakt, u mata shumë mos të shkruaj. Po, s’u durova”.
“Qe po e them: Faleminderit o djem. Një popull të ngrysur nga disfata e mëngjesit e bëtë me lot gëzimi”.
“Sigurisht, kjo fitore nuk e kompenson dështimin tim dhe të kolegëve të mi. Po një leksion të mirë na e dhatë, na mësuat si bëhet ekipi”.
“Si luftohet për fitore. Na mësuat se kthimi është i mundshëm edhe pas humbjes. Faleminderit, përulësisht. Fadilin e keni bërë krenar sot”, ka shkruar Çitaku në Instagram. /Telegrafi/