Site icon Telegrafi

Vlora Çitaku thotë se do të raportojë në polici çdo mesazh ofendues që i bëjnë qytetarët – publikon një të tillë

Foto: Arkiv

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se tash e tutje do të raportojë në polici secilin mesazh ofendues që i bëjnë qytetarët.

Çitaku ka publikuar edhe një mesazh ofendues që i ka bërë një qytetar në profilin e saj në Facebook.

“Asnjëherë nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë.  Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim. Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në Facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume”, thuhet në reagimin e Çitakut. /Telegrafi/

Exit mobile version