Site icon Telegrafi

Vlora Çitaku takon Lorik Canën (Foto)

Ambasdorja e Kosovës në SHBA,  Vlora Çitaku, në valën e shumë angazhimeve i bie shpesh të takohet edhe me emra të njohur nga fusha të ndryshme.

Së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Vlora ka treguar se është takuar me ish-kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Lorik Canën.

Lexo po ashtu Çitaku tregon detaje për sulmin me vezë

Siç duket, ata janë takuar së bashku në New York, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë Çitaku shkruan: “Me kapitenin”.

Përndryshe, kjo fotografi është komentuar dhe pëlqyer shumë nga ndjekësit e ambasadores në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version