Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka takuar sot vajzën e Donald Trump, Ivankan.
Çitaku është befasuar nga takimi me bionden e bukur pasi që sipas saj Ivanka dinte shumë për Kosovën.
“Kënaqësi për takimin e sotëm me Ivanka Trump. Ishte impresionuese të dëgjoja vajzën e parë të presidentit të SHBA-ve për atë që ajo dinte për Kosovën”, shkruan Vlora pas takimit me Ivankan.
Vlora Çitaku së fundmi rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke mbrojtur edhe një herë Republikën e Kosovës, shkruan Telegrafi.
Aktivitetet e saj tjera janë zakonisht më relaksuese dhe këtu u përfshi edhe takimi me Ivankan.
Vajza e Donald Trump në anën tjetër më shpesh e sheh veten si pjesë të mediave rozë për shkak të paraqitjeve të saj glamuroze dhe gjesteve kontraverse që i bën kohë pas kohe. /Telegrafi/