Site icon Telegrafi

Vlora Çitaku shijon pushimet luksoze në Xhamajka, vë në pah linjat trupore në pozat me bikini

Foto: Vlora Çitaku/Instagram

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur ishullin luksoz, Xhamajka, për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Vlora është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Çitaku ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga plazhi, duke treguar çastet e bukura që po kalon.

Foto: Vlora Çitaku/InstaStory

Ndër të tjerash, ambasadorja kosovare nuk ka hezituar që të shfaq edhe trupin e saj me bikini, duke vënë pah linjat trupore.

E shquar shpesh herë si ambasadorja më me stil, Vlora edhe këtë herë arriti ta dëshmojë që vazhdon të mbetet mjaft tërheqëse dhe e freskët.

Foto: Vlora Çitaku/InstaStory

Përveç imazheve me bikini, ambasadorja ka shkëlqyer tej mase e veshur mjaft me stil në një nga fustanet verore të dizajnuar nga Blerina Kllokoqi-Rugova.  /Telegrafi/

Exit mobile version